Vitamina B12:
Ky përforcues me vitaminë do t’ju përshpejtojë metabolizmin, do të djegë yndyrnat
dhe do ndihmojë të rigjallërojë sistemin tuaj imunitar në një nivel qelizor.
Vitamina D3:
A po merrni mjaftueshëm rreze dielli? 40% e të rriturve kanë mungesë të Vitaminës D. Merrni dozën e këshilluar dhe ndihmojeni trupin tuaj të prodhojë kalçiumin që i nevojitet për të forcuar kockat, dhëmbët, muskujt dhe sistemin tuaj imunitar.
Glutationi:
Pastroni trupin tuaj me antioksidantin më të fortë natyror. Të pastër dhe të rikuperuar – lëkura, flokët dhe thonjtë tuaj do t’ju falenderojnë.
Biotina:
Riktheni proteinat natyrale që përbëjnë flokët dhe thonjtë tuaj dhe vështrojini teksa rriten dhe shkëlqejnë.
Agjentët lipotropikë:
Kjo dyshe e fuqishme do çlirojë dhe do djegë yndyrnat më shpejt se një nuse në pistën e vrapimit para ditës së saj të dasmës. Lipo – b do ndihmojë të çlironi dhjamin e depozituar në trupin tuaj dhe
Lipo – c do ta djegë.
Përforcuesi i fitnesit:
Kjo përzierje e Argininës, Lizinës, Taurinës dhe Karnitinës do rrisë metabolizmin dhe performancën tuaj sportive duke ndihmuar në rikuperimin e muskujve.
Illuminuesi:
Ky pastrues që zbardhon do rigjallërojë dhe rimbushë flokët, lëkurën dhe thonjtë tuaj. Elementët përbërës të biotinës ndërtojnë pjesët proteinike për të cilat keni nevojë dhe Glutationi pastron në një nivel qelizor. Ndriçoni si një diamant.