Aknet aktive apo shenjat që mbeten
Plani ndryshon nëse shqetësimi kryesor janë aknet aktive (puçrrat, pikat e zeza, inflamacioni) apo shenjat dhe njollat që kanë mbetur pas tyre.
Trajtimet në Aura, sipas vlerësimit
Trajtimi mjekësor i akneve
Aknet aktive, sidomos kur janë të rënda, me nyje ose kiste, mund të kërkojnë trajtim mjekësor. Në Aura, Dr. Gloria Hoxhallari, mjeke specializante në dermatologji, bën vizitën mjekësore dhe, kur nevojitet, përshkruan barna për aknet. Më shumë për dermatologjinë në Aura.
Si zhvillohet trajtimi
Në konsultë vlerësohen lloji i lëkurës, aknet dhe trajtimet e mëparshme. Plani zakonisht përfshin 1 deri në 3 seanca në klinikë, me interval të përcaktuar, si dhe udhëzime për kujdesin në shtëpi dhe një kontroll.
Kush e kryen trajtimin
Vizitën mjekësore e bën Dr. Gloria Hoxhallari, ndërsa trajtimet estetike i kryen Dr. Denada Sherja, sipas planit të përcaktuar pas vlerësimit. Më shumë për ekipin: Stafi ynë.
Kujdesi
Mos i shtrydhni aknet, sepse rritet rreziku i shenjave. Pas peelingut ose lazerit lëkura duhet mbrojtur nga dielli. Raportoni barnat që merrni, veçanërisht barnat për aknet si izotretinoina, sepse mund të ndikojnë në zgjedhjen dhe kohën e trajtimit.
Çmimi
Çmimi varet nga trajtimi i zgjedhur dhe numri i seancave. Aura përgatit një ofertë individuale pas konsultës.