Image Alt

Stafi Ynë

Prof. Asoc. Ferit Zavalani

Prof. Asoc. Ferit Zavalani është Pediatër Infeksionist dhe ka ushtruar profesionin e tij fisnik në Shërbimin e Pediatrisë në QSUNT prej vitit 1989 deri në tetor 2022.
Për vite me radhë Pedagog në Fakultetin e Mjekesisë dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombetare,si dhe bashkëautor në artikuj dhe revista të ndryshme.

Dr. Sara Zavalani

Dr. Sara Zavalani është themeluesja e klinikës Aura, vendit që lidh dashurinë e saj për njerëzit, me pasionin e saj për shëndetin dhe të bukurën.
Është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe e specializuar në Endokrinologji.
Me një eksperiencë si mjeke e përgjithshme në Spitalin Amerikan 1 dhe si pedagoge e brendshme në Unversitetin Europian të Tiranës, aktualisht pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Dr Shk. A Fagu

Shef i shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare, pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tiranë

Një nder të kemi pjesë e stafit të mjekëve të klinikës Aura një personalitet në fushën e kardio-kirurgjisë, Dr Shk. A Fagu.
Me eksperiencë të vyer në Belgjikë prej 2 vitesh, në Uniklinikum Freiburg prej 10 vitesh, Dr. Fagu është këtu për t’ju shërbyer për çdo shqetësim tuaj kardiovaskular.

Dr. Edlir Dume

Mjek në Fushën e Mjekësisë Dentare | Specialist për ATM dhe Rrugët e Frymëmarrjes

Dr. Edlir Dume është stomatolog me ekspertizë të avancuar në Mjekësinë Dentare të Gjumit, çrregullimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe terapinë e artikulacionit temporomandibular (ATM).

Me mbi 15 vite eksperiencë klinike, përfshirë pothuajse një dekadë pranë The Gelb Center në New York, një qendër e njohur ndërkombëtarisht për Mjekësinë Dentare të Gjumit dhe çrregullimet e ATM-së, Dr. Dume u rikthye në Shqipëri me synimin për të sjellë në Ballkanin Perëndimor diagnostikimin dhe trajtimin modern, të bazuar në evidencë shkencore, të Apnesë Obstruktive të Gjumit (OSA).

Praktika e tij fokusohet në vlerësimin gjithëpërfshirës dhe menaxhimin e çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit, duke përdorur teknologjitë më të avancuara diagnostikuese, stomatologjinë digjitale dhe terapinë precize me aparate orale.

Çdo pacient merr një plan trajtimi të personalizuar, të hartuar në bazë të anatomisë së rrugëve të frymëmarrjes, rezultateve të studimit të gjumit, simptomave dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

Dr. Denada Sherja

Mjeke & Kirurge | Kirurgji Estetike

Dr. Denada Sherja është mjeke dhe kirurge me formim ndërkombëtar në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Università degli Studi di Roma Tor Vergata, Romë.

Ajo ka ndjekur formim të specializuar në Kirurgji Estetike pranë AAFE dhe aktualisht vijon specializimin si mjeke rezidente në Kirurgji të Përgjithshme pranë QSUT “Nënë Tereza”, duke ndërthurur përvojën klinike me një formim të vazhdueshëm kirurgjikal.

Me disa vite eksperiencë në mësimdhënie universitare, Dr. Sherja ka qenë e angazhuar si pedagoge pranë Albanian University, si dhe në aktivitetin profesional pranë Spitalit Amerikan 3.

Qasja e saj profesionale mbështetet në kombinimin e formimit kirurgjikal, përvojës klinike dhe estetikës së matur, me fokus te siguria e pacientit, individualizimi i trajtimit dhe rezultate të harmonizuara me tiparet natyrale.

You don't have permission to register

Reset Password