Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top
    Klinika Aura

    Rreth nesh

    Po sikur shëndetin dhe bukurinë t'i trajtonim me të njëjtin kujdes dhe respekt që meritojnë? Dhe po sikur të gjenim gjithë ndihmën e nevojshme në një vend të vetëm? Kjo përqasje inovative e bën Auran një ofrues unik të të gjitha "mjeteve" të duhura për një jetë të lumtur e të plotësuar, duke u përqendruar në të njëjtën kohë tek kujdesi ndaj shëndetit dhe bukurisë, në një mjedis më miqësor se një spital, por po aq profesional, me shërbime të shumëfishta, ekonomike dhe me pajisje moderne.

    Prof.Asoc. Ferit Zavalani

    Me një përvojë 30 vjeçare në pediatri, Prof. Ass. Ferit Zavalani e di më mirë se kushdo se sa e rëndësishme është t’u ofrohet fëmijëve kujdesi dhe udhëzimet më të mira shëndetësore për zhvillimin dhe mirëqenien e duhur që nga dita e parë. I specializuar në infektologji pediatrike dhe reanimatologji, Prof. Asoc. Ferit Zavalani i ka shërbyer komunitetit si në ambiente spitalore ashtu edhe në grupe mjekësore, dhe ka frymëzuar shumë studentë të mjekësisë për të ndjekur gjurmët e tij si profesor i pediatrisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Shkollën e Infermierisë Tiranë dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.  Si Doktor i Shkencave Mjekësore, Prof. Ferit Zavalani ka botuar shumë artikuj në buletinet dhe revistat e ndryshme mjekësore në Shqipëri dhe jashtë saj.

    Dr. Sara Zavalani

    Dr.Sara Zavalani është mjeke endokrinologe me pasion për çdo gjë të shëndetshme dhe të bukur. Duke qenë një doktoreshë e re, ajo është në një hap me kohën dhe e njeh nevojën për një ekuilibër të mirë jetësor në botën frenetike ku jetojmë. Qendra e Shëndetit dhe Bukurisë Aura është mënyra e saj për të kontribuar në mirëqenien e të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë për t’u ndjerë më mirë . Puna e saj në Spitalin Amerikan në Tiranë, si dhe mësimdhënia për Mjekësi Interne, Anatomi dhe Geriatri në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, e mban atë në kontakt me nevojat e pacientëve dhe i jep mundësinë të ndajë pasionin e saj me shumë studentë të rinj.

    You don't have permission to register

    Reset Password