PYETJET E SHPESHTA
1- Çfarë ndodh pas transplantit të flokëve?
Skalpi juaj mund të jetë i lënduar dhe mund t’ju duhet të merrni ilaçe pas ndërhyrjes së transplantit të flokëve, si:
Ilaçe për dhimbjen
Antibiotikë për të ulur rrezikun e infeksionit
Ilaçe anti-inflamatore për të reduktuar enjtjen
2- Sa kohë duhet për t’u rikuperuar pas transplantit të flokëve?
Pjesa më e madhe e njerëzve kthehen në punë disa ditë pas ndërhyrjes.
Është normale që floku i transplantuar të bjerë dy deri në tre javë pas proçedurës. Kjo lë vend që të krijohen flokët e reja. Shumë njerëz kanë rritje të flokëve të reja 8 deri në 12 muaj pas ndërhyrjes.
3- Cilat janë ndërlikimet që mund të shoqërojnë transplantin e flokëve?
Efektet anësore nga një transplant flokësh janë zakonisht minimale dhe zhduken brenda pak javësh.
Mund të jenë:
gjakderdhje
enjtje e skalpit
kruarje
inflamacion ose infeksion i folikulave të flokëve, që njihet si folikulit
humbje e përkohshme e flokëve të transplantuar
tufa flokësh që nuk duken natyrale
4- A mund të bëjnë të gjithë transplant flokësh?
Gratë dhe burrat mund të jenë kandidatë të mirë për transplantin e flokëve.
Që të merresh në konsideratë për një transplant flokësh, nevojiten dy gjëra:
Flokë të mjaftueshëm në scalp, që të mund të transplantohen në zonën ku mungojnë
Aftësia për të rritur flokët në zonën e holluar të skalpit
Gjatë këshillimit me një dermatolog, mund ta zbuloni nëse i keni të dyja. Dermatologu do t’ju bëjë një ekzaminim të skalpit.