Top

Pediatria

Që nga përgatitja për ardhjen në jetë të foshnjës suaj, te kontrolli i mirëqenies fizike dhe mendore deri sa të rritet, ju do të keni ekspertizën dhe mbështetjen më të mirë mjekësore nga stafi pediatrik i Aurës.

Pediatri ynë i specializuar në reanimatologjinë dhe infektologjinë pediatrike do sigurohet që fëmija juaj të përmbushë të gjitha etapat e zhvillimit, do diagnostikojë dhe kurojë sëmundjet, infeksionet, dëmtimet dhe problemet shëndetësore të tjera të fëmijës suaj duke ju mbajtur të informuar në çdo hap.

Ne s’jemi të shqetësuar vetëm për kontrollin e menjëhershëm të fëmijës së sëmurë por gjithashtu për pasojat afatgjata në cilësinë e jetës. Pediatri ynë kujdeset për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kontrollin e sëmundjes duke punuar me specialistë mjekësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe nënspecialistë të pediatrisë për të ndihmuar fëmijët.