Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Terapi Vitamina & Serume

    Tek Aura, ne besojmë se bukuria e vërtetë nis duke u kujdesur për shëndetin në tërësi. Ja pse ne ofrojmë një shumëllojshmëri injeksionesh vitaminash dhe injeksionesh intravenoze për t’i dhënë zgjidhje  të gjitha shqetësimeve tuaja shendetësore. Zgjidhni kombinimin tuaj të vitaminave për:

    • Rritje të energjisë
    • Përmirësim të humorit
    • Flokë, lëkurë dhe thonj më të shëndetshëm
    • Shkrirje të dhjamit
    • Përforcim të kockave

    VITAMINA & INJEKSIONET

    Vitamina B12:

    Ky përforcues me vitaminë do t’ju përshpejtojë metabolizmin, do të djegë yndyrnat
    dhe do ndihmojë të rigjallërojë sistemin tuaj imunitar në një nivel qelizor.

    Vitamina D3:

    A po merrni mjaftueshëm rreze dielli? 40% e të rriturve kanë mungesë të Vitaminës D. Merrni dozën e këshilluar dhe ndihmojeni trupin tuaj të prodhojë kalçiumin që i nevojitet për të forcuar kockat, dhëmbët, muskujt dhe sistemin tuaj imunitar.

    Glutationi:

    Pastroni trupin tuaj me antioksidantin më të fortë natyror. Të pastër dhe të rikuperuar – lëkura, flokët dhe thonjtë tuaj do t’ju falenderojnë.

    Biotina:

    Riktheni proteinat natyrale që përbëjnë flokët dhe thonjtë tuaj dhe vështrojini teksa rriten dhe shkëlqejnë.

    Agjentët lipotropikë:

    Kjo dyshe e fuqishme do çlirojë dhe do djegë yndyrnat më shpejt se një nuse në pistën e vrapimit para ditës së saj të dasmës. Lipo – b do ndihmojë të çlironi dhjamin e depozituar në trupin tuaj dhe
    Lipo – c do ta djegë.

    Përforcuesi i fitnesit:

    Kjo përzierje e Argininës, Lizinës, Taurinës dhe Karnitinës do rrisë metabolizmin dhe performancën tuaj sportive duke ndihmuar në rikuperimin e muskujve.

    Illuminuesi:

    Ky pastrues që zbardhon do rigjallërojë dhe rimbushë flokët, lëkurën dhe thonjtë tuaj. Elementët përbërës të biotinës ndërtojnë pjesët proteinike për të cilat keni nevojë dhe Glutationi pastron në një nivel qelizor. Ndriçoni si një diamant.

    TERAPIA INTRAVENOZE

    E vërteta është se pjesa më e madhe e të rriturve kanë mungesa në shumë minerale dhe vitamina të domosdoshme dhe nëpërmjet suplementëve oralë nuk marrin sasinë që duhet. Me një injeksion intravenoz, 100% e vitaminave dhe mineraleve shkojnë drejt e në gjak. Prej kësaj, ju mund të arrini përqendrime të larta të vitaminave ushqyese dhe të zbuloni përfitime të mëdha, të paarritshme në rrugë orale. Terapia intravenoze punon shpejt për të rinovuar trupin tuaj duke ofruar përfitime të mëdha shëndetësore. Nëse po kërkoni një nxitje të shpejtë të sistemit imunitar apo një çlirim nga dhimbjet dhe sëmundjet kronike, nuk prisni për ilaçet të treten në aparatin tuaj tretës. Terapia intravenoze ushqyese ndihmon në rritjen e mbështetjes imunitare, e humorit, funksionimit të trurit, niveleve të energjisë dhe një shëndet dhe mirëqenie të përgjithshme më të mirë.

    HIDRATIMI

    Rihidrato dhe rinovo me trajtimin tonë intravenoz kryesor. Kjo është zgjidhja e vetme për të rimarrë energjinë dhe për të trajtuar dehidratimin. Shtoni cilindo përforcues vitaminash nga menuja për përfitime shtesë shëndetësore.

    PYETJET E SHPESHTA

    1- Sa kohë zgjat MicroNeedling?

     

    Proçedura zakonisht zgjat 10-20 minuta, në varësi të madhësisë së zonës.

     

    2- Sa trajtime me MicroNeedling janë të nevojshme?

     

    Shumica e njerëzve kanë nevojë për 4-6 trajtime për të parë një ndryshim.

     

    3- Çfarë ndodh gjatë një trajtimi me MicroNeedling?

     

    Së pari, do të vendoset një krem ​​mpirës në zonën e trajtimit, në mënyrë që të mos ndjeni pickimet e gjilpërës. Pastaj, personi që bën MicroNeedling do të lëvizë një mjet në formë stilolapsi ose rrotulli me gjilpëra të vogla rreth zonëssë trajtimit. Gjilpërat bëjnë prerje të vogla në lëkurën tuaj, gjë që shkakton pak gjakderdhje. Mjeku juaj mund të përhapë krem ​​ose serum në zonën e trajtuar pas kësaj. Qëllimi i proçedurës është të filloni proçesin e shërimit të trupit tuaj duke dërguar kolagjen dhe elastinë për të riparuar dëmtimet e vogla. Kolagjeni ndihmon në mbushjen dhe zhdukjen e rrudhave.

     

    4- A ka ndonjë rrezik në trajtimin me MicroNeedling?

     

    Trajtimet me MicroNeedling janë pa asnjë rrezik. Rezultatet janë të natyrshme, të efektshme dhe të përballueshme për të rritur volumin, qëndrueshmërinë, madje edhe tonin e lëkurës!

    Date: