Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Peeling

    Ndër vite, Peeling kimik është bërë një trajtim i përhapur jo-invaziv i ripërtëritjes së lëkurës. Në mënyrë që të arrini një shkëlqim rrezatues dhe rinor, mund të përfshini një peeling të lehtë të aplikuar profesionalisht në regjimin tuaj të kujdesit ndaj lëkurës.

    PËRDORIMI I EFEKTSHËM I PEELING KIMIK

    Metodat për Peeling kimik nuk janë krijuar të gjitha njësoj. Formulime të ndryshme janë krijuar për të trajtuar probleme të ndryshme. Gjatë këshillimit tuaj për peeling kimik, ne do të diskutojmë gjendjen tuaj shëndetësore dhe do të zgjedhim formulën e duhur të një peeling kimik për lëkurën tuaj.
    Gjatë trajtimit tuaj, një agjent i butë peeling aplikohet direkt në lëkurën tuaj. Si rezultat, shtresa e sipërme e lëkurës me qelizat e vdekura ikën ngadalë.
    Vini re se lëkura juaj mund të duket disi e kuqe ose si e djegur nga dielli menjëherë pas trajtimit. Gjithsesi, do të vini re gjithashtu një përmirësim të tonit dhe strukturës së përgjithshme të lëkurës dhe do të përjetoni rezultate afatgjata.

    PËRFITIMET E PEELING KIMIK

    Peel-et kimike janë të përkryera për të zhdukur njollat dhe imperfeksionet në sipërfaqe të lëkurës. Si një trajtim i gjithanshëm, Peeling kimik në përgjithësi kryhet në fytyrë, qafë, gjoks dhe duar për të trajtuar:

    • Lloje të ndryshme shenjash
    • Vijat e imëta dhe rrudhat
    • Aspekti i zbehtë i fytyrës
    • Strukturë e ashpër e lëkurës
    • Problemet me ngjyrën e lëkurës (si njollat e plakjes ose ngjyra jo e njëtrajtshme e lëkurës)

    PARA SE TË BËNI NJË PEELING KIMIK

    Para se të bëni një peeling kimik, sigurohuni t’i jepni dermatologut tuaj informacionin e mëposhtëm:

    1. Nëse po merrni ose keni marrë isotretinoin, një ilaç që merret për një problem të rëndë aknesh.
    2. Gjithë ilaçet e tjera që merrni — ose keni marrë së fundmi. Sigurohuni që dermatologu juaj të dijë për antibiotikët, ilaçet për aknet apo ilaçet që merrni pa rekomandim, si aspirina.
    3. Nëse keni flluska herpesi ose keni pasur në të shkuarën.
    4. Nëse lëkura juaj bëhet shpejt me shenja.
    5. Të gjitha suplemetet bimorë, vitaminat apo mineralet që merrni. Dhe nësë nuk i keni marrë kohët e fundit, sigurohuni që t’i përmendni.

    Të gjitha ndërhyrjet apo trajtimet kozmetike që keni bërë. Disa pacientë ndihen në siklet të flasin mbi këtë, por informacioni që thoni mund të bëjë diferencën në rezultatet që shihni. Mos anashkaloni asgjë edhe pse mund t’ju duket e parëndësishme.

    PYETJET E SHPESHTA

    1- Për çfarë duhet trajtimi Peeling kimik?

    Peeling kimik është i përkryer për të zhdukur njollat dhe imperfeksionet në sipërfaqe të lëkurës si: vijat e imëta , rrudhat, njollat, zbehjet, strukturë e ashpër e lëkrës, ngjyra jo e njëtrajtshme e lëkurës.

    2- Si do jetë lëkura ime pas trajtimit me Peeling kimik?

    Peeling kimik profesional e ndihmon trupin të rigjenerojë një lëkurë më të re, të freskët dhe të lëmuar. Do i vini re këto ndryshime menjëherë pas një trajtimi. Ne këshillojmë trajtime të shumta për të siguruar rezultate afatgjata.

    3- Kur do t’i shoh rezultatet e trajtimit Peeling kimik?

    Sapo lëkura të shërohet, do shihni rezultate. Koha e shërimit varion nga një ditë për trajtimin e formës së lehtë deri në 14 ditë, ose më shumë për një trajtim më të thellë. Për të marrë rezultatet që dëshironi nga trajtimi i formës së lehtë, mund t’ju nevojiten 3-5 trajtime.

    4- A janë të sigurta trajtimet Peeling Kimik?

    Dermatologët kanë kryer Peeling Kimik për më shumë se 50 vite, me një rekord të shkëlqyer sigurie me efekte anësore të lehta, kur pacienti ndjek siç duhet udhëzimet e dermatologut.

    Date: