PYETJET E SHPESHTA
1- Çfarë ndodh pas proçedurës?
Kur proçedura të përfundojë, mund t’ju jepet akull, kremra apo locione anti-inflamatore, ose ujë i ftohtë për të lehtësuar çdo shqetësim. Ju mund të planifikoni trajtimin tuaj të ardhshëm katër deri në gjashtë javë më vonë. Ju do të merrni trajtime derisa qimet të mos rriten më.
2- Për sa trajtime kam nevojë?
Numri i trajtimeve për depilimin me lazer që kërkojnë pacientët, ndryshon në bazë të faktorëve të tillë si trashësia e qimeve, zona që trajtohet dhe cikli i rritjes së qimeve.
3- Kur është koha më e mirë për të kryer një proçedurë depilimi me lazer?
Një nga udhëzimet kryesore të sigurisë për depilimin me lazer është shmangia e ekspozimit në diell. Rrezet e diellit sensibilizojnë lëkurën ndaj energjisë nga lazerët, duke i bërë më të mundshme efektet anësore. Vjeshta është një sezon ideal për të filluar trajtimet e depilimeve me lazer.
4- Si do të jetë lëkura ime?
Lëkura juaj do të jetë e njëjtë si më parë, po më e ndjeshme ndaj diellit. Ne informojmë klientët tanë se çdo zonë që është trajtuar dhe ekspozohet çdo ditë në diell, duhet të mbulohet me krem mbrojtës me një minimum 30 SPF. Për shembull: këmbët, krahët, fytyra, etj.