Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Celuliti

    Nëse ju shqetëson celuliti, nuk jeni vetëm. Dëshira jonë për të zhdukur, apo të paktën për të reduktuar celulitin, ka çuar në krijimin e shumë mundësive të trajtimit. Duke pasur kaq shumë trajtime, mund të jetë e vështirë për të kuptuar nëse funksionojnë. Ne ofrojmë një prej trajtimeve me lazer më të mira dhe më të besueshme për efekte afatgjata.

    Shumica e grave e zhvillojnë celulitin pas pubertetit. Ndërsa qelizat dhjamore grumbullohen, ato krijojnë një sipërfaqe të pabarabartë dhe një efekt gropëzash. Për shkak të celulitit që gjendet në indin nën lëkurë ku yndyra rregullohet kryesisht nga hormonet, ka më pak gjasa që t’i përgjigjet dietës dhe stërvitjes. Gjenetika, seksi, mosha dhe një mënyrë jetese sedentare kontribuojnë në shfaqjen e celulitit në zona të tilla si:

    • Gjunjët
    • Nënvithet
    • Vithet
    • Barku
    • Tricepsi
    • Kofshët
    • Ijet

    TRAJTIMI I CELULITIT ME LAZER

    Trajtimi i celulitit me laser është një trajtim unik, jo invaziv që shtrëngon lëkurën e lirshme dhe redukton pamjen e celulitit. Lazeri do të përdorë nxehtësinë e kontrolluar për të synuar depozitat e yndyrës duke shkaktuar vdekjen natyrale të qelizave, pa e dëmtuar lëkurën. Duke kontraktuar fibrat e kolagjenit dhe duke shtrënguar lëkurën, do të përmirësojë elasticitetin dhe qëndrueshmërinë për të trajtuar shqetësimet e padëshiruara strukturore të celulitit.

    PYETJET E SHPESHTA

     

    1- Sa zgjat proçedura?

     

    Proçedura zgjat mesatarisht një deri në dy orë, në varësi të përmasave të zonës që do të trajtohet.

     

    2- Sa kohë zgjasin rezultatet?

     

    Meqenëse formohet kolagjen i ri dhe strukturat nën lëkurë janë ndryshuar në zonat e trajtuara, rezultatet duhet të jenë të qëndrueshme. Megjithatë, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe regjim ushtrimesh për të ruajtur rezultatet.

     

    3- Sa trajtime duhen për të arritur rezultatin e dëshiruar?

    Date: