Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Aknet

    Aknet janë një problem i zakonshëm por i bezdisshëm, që ndodh kur folikulat e qimeve bllokohen nga yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Dhe pse duket më shpesh si një problem për adoleshentët, aknet mund të prekin njerëzit në çdo moshë dhe në çdo fazë të jetës. Në Aura, ofrojmë trajtime për pacientët që kërkojnë të reduktojnë aknet dhe të trajtojnë shqetësimet e lëkurës si shenjat dhe njollat e akneve.

    PËRDORIMI I EFEKTSHËM I TRAJTIMIT TË AKNEVE

    Trajtimet e efektshme të akneve pakësojnë prodhimin e yndyrës, përshpejtojnë ndërrimin e qelizave të lëkurës, luftojnë infeksionet bakteriale dhe ulin inflamacionin – të gjitha këto ndihmojnë në parandalimin e shenjave. Përmirësimi mund të duket paksa i ngadaltë. Shumë prej trajtimeve të akneve  duan katër deri në tetë javë para se të duken rezultatet dhe lëkura juaj mund të përkeqësohet përkohësisht përpara se të përmirësohet.

    SI FUNKSIONON

    Proçedura e akneve me 2D Lazer përdor teknologjinë jo-invazive të lazerit Nd: Yag për trajtimin e problemit të akneve të moderuar apo të rëndë. Lazeri lëshon një gjatësi vale që depërton në lëkurë dhe është e përqendruar brenda gjendrave dhjamore (vajore) aktive. Rezultati është një reduktim i dukshëm i akneve. Trajtimi i dytë me lazer ka rezultuar i efektshëm për tkurrjen e poreve, pastrimin e lezioneve të akneve dhe zbehjen e skuqjeve kronike dhe shenjave të kuqe të akneve. Pas këtij trajtimi pa dhimbje, ju do t’i ktheheni veprimtarisë suaj të përditshme menjëherë – nuk ka nevojë për pushim.

    PYETJET E SHPESHTA

    1- Nëse vendos të kryej një trajtim; a duhet të bëj ndonjë gjë tjetër?

    Është thelbësore të mbani një rutinë të rregullt të kujdesit të lëkurës. Sigurohuni që të përdorni produkte pa përmbajtje yndyrore. Është gjithashtu e rëndësishme që të mos i kruani apo shtrydhni aknet. Kjo do të përkeqësojë infeksionin si dhe do të përhapë bakteret që shkaktojnë akne në zona të tjera. Kruarja e akneve rrit mundësinë për shenja.

    2- Si do jetë lëkura ime pas trajtimeve?

    Klientët tanë shohin rezultate të mira menjëherë pas seancës së parë. Lëkura do jetë më e pastër, më e butë dhe skuqjet do zbehen në një përiudhë të shkurtër, duke ekspozuar lëkurën e shëndritshme.

    3- Për sa trajtime kam nevojë?

    Në varësi të shkallës së problemit me aknet, mund të këshillojmë disa seanca. Nëse nevojiten më shumë seanca, ato do kryhen çdo dy javë. Kjo vendoset gjatë këshillimit me specialistin tonë.

    4- Cila teknologji përdoret për të trajtuar aknet?

    Në Aura, klientët që vuajnë nga aknet, i trajtojmë me lazerin Nd:YAG dhe me teknologjinë e lazerit të pulsimit intensiv me dritë. Kjo na lejon të përdorim teknologjinë më të sigurtë dhe më innovative për t’ju përshtatur nevojave të secilit klient.

    Date: