Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Salloni i Bukurisë

    Në Aura, kujdesi dhe vëmendja ndaj bukurisë nuk ka fund! Dhe ne besojmë se paraqitja e mirë ndikon edhe në humor. Ju duhet vetëm të uleni, të qetësoheni dhe të shijoni proçesin, ndërkohë që ne bëjmë magjinë tonë.

     

    Salloni i Bukurisë Aura siguron cilësinë më të lartë të produkteve të përdorura për shërbimet, në një mjedis mikpritës dhe çlodhës, dhe në duart e stafit më të mirë e miqësor.

    Kujdesi ndaj flokëve

    Qëllimi ynë janë flokët e bukur dhe të shëndetshëm, dhe do të sigurohemi që flokët tuaj të gëzojnë shëndet të plotë duke përdorur trajtimet më ushqyese, si dhe bojërat e stilet që iu përshtaten më mirë me stilin dhe shijet tuaja.

    Duart & Këmbët

    Kujdesi i Auras për duart e këmbët si manikyri, pastruesit, maskat, trajtimet me parafinë dhe trajtimet e mykut, do t'ju bëjnë të ndiheni të përkëdhelur dhe të çlodhur, ndërkohë që ju japim pamjen më të bukur duarve dhe këmbëve tuaja.

    Makeup

    Artistja jonë e Makeup-it do të garantojë që të dukeni sa më mië për çdo rast; qoftë ky Makeup i përditshëm, apo për një rast të veçantë. Me Makeup-in e duhur, mund të transformoni jo vetëm pamjen, por edhe vetëbesimin tuaj.