Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Fizioterapia

    Ne ofrojmë trajtime të specializuara për të gjitha sëmundjet muskulare dhe të skeletit, përfshi këtu dhimbjen e qafës, dhimbjen e shpinës, dhimbjet cervikogjene të kokës dhe çrregullimet e lidhura me tronditjet fizike.

    Në ekipin tonë kemi specialistë që mund të trajtojnë dhimbje të gjurit e shpatullave, dëmtime të lidhura me veprimtari sportive dhe çrregullime të përsëritura të tërheqjeve muskulare bashkë me rehabilitimin post-kirurgjikal që ndjek çdo lloj ndërhyrjeje kirurgjikale ortopedike.

    Fizioterapistët e Auras përdorin njohuritë e tyre të fituara me kualifikimet përkatëse për të ndihmuar në fusha të ndryshme si:

    Muskoskeletale – Trajtimi i dhimbjes së shpinës, çrregullimet e lidhura me tronditjet fizike, dëmtimet sportive, artritin, tërheqjet muskulare, lëvizshmërinë e kufizuar, problemet e qëndrimit dhe dëmtimet profesionale.

    Neurologjike – Trajtimi i problemeve të sëmundjeve të sistemit nervor si tromboza, skleroza e shumëfishtë, sëmundja e Parkinsonit.

    Kardiovaskulare – Trajtimi i problemeve të  sëmundjeve të zemrës, rehabilitimi pas një krize zemre dhe të emfizemës.

    Respiratore – Trajtimi i problemve të astmës, sëmundjeve kronike pulmonare, fibrozës cistike.

    Kjo bën që trajtimi për çdo individ të jetë specifik sipas nevojave të tyre dhe fizioterapisti do të zgjedhë nga një sërë trajtimesh të mundshme, ku përfshihen:

    Terapia Manuale

    Aftësimi i lëvizjes në indet e buta

    Çlirimi i kontraktimeve

    Rehabilitimi Postural

    Masazh Sportiv

    Ushtrime në shtëpi

    PYETJET E SHPESHTA

     

    1- A bëhet ekzaminim përpara seancës së fizioterapisë?

     

    Po. Fizioterapisti juaj do t’ju kërkojë të kryeni një sërë lëvizjesh, p.sh. të shpatullës ose zonës problematike për të parë se cilat lëvizje mund të kufizohen ose të shkaktojnë dhimbje. Që këtu, ata mund të testojnë forcën tuaj për të parë nëse kjo është një fushë në të cilën mund të kenë nevojë të punojnë; kjo gjithashtu mund ta çojë fizioterapistin në strukturën ose muskulin që mund të jetë duke shkaktuar dhimbjen tuaj. Një synim kryesor për ekzaminimin tuaj është të arrini në shkakun rrënjësor të dhimbjes tuaj në mënyrë efikase, në mënyrë që ata të mund të fillojnë proçesin e rekuperimit sa më shpejt të jetë e mundur.

     

    2- A është e dhimbshme fizioterapia?

     

    Fizioterapia nuk duhet të dhembë dhe është plotësisht e sigurt. Fizioterapia shpesh aktivizon indet e thella dhe është mjaft e mundur që të ketë pak dhimbje pas një seance trajtimi. Tendosja dhe puna  me indet e thella, shpesh shkaktojnë dhimbje të përkohshme. Është e rëndësishme të theksohet se ndonjëherë për t’u përmirësuar kërkohet një punë e lodhshme.

     

    3- Sa shpesh dhe për sa kohë duhet të shkoj te fizioterapisti?

     

    Çdo situatë është e ndryshme. Disa klientë kanë nevojë për jo më shumë se dy ose tre vizita te një fizioterapist. Qëllimi i çdo fizioterapisti është të eliminojë nevojën e klientit për t’u rikthyer. Kjo do të thotë se ata duhet të ofrojnë trajtim profesional dhe të efektshëm që siguron një zgjidhje afatgjatë të problemit të klientit.