Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Trajtimi i Obezitetit

    Të qenit obez mbart shumë rrezik për zhvillimin e problemeve serioze dhe afatgjata shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut, diabeti i tipit 2 dhe kanceri. Megjithatë, humbja e peshës përmes dietës dhe stërvitjes mund të jetë e vështirë apo edhe e pamundur për shumë njerëz, për shkak të kushteve ekzistuese shëndetësore, medikamenteve ose arsyeve emocionale dhe socio-ekonomike. Aura ofron një program shumë efektiv për humbje peshe me tre proçedura të rëndësishme që ndihmojnë në kuptimin e shkakut, trajtimin dhe menaxhimin e humbjes së peshës në mënyrën më të shëndetshme.

    Paneli i Hormoneve

    A keni menduar ndonjëherë se çrregullimi juaj hormonal mund t’ju pengojë të arrini qëllimet tuaja për humbje peshe? Ky panel është krijuar për të parë hormonet bazë që kontribuojnë në shtimin e peshës ose vështirësinë në heqjen e kilogramëve të tepërt. Ky panel identifikon gjithashtu shënuesit e rrezikut për rezistencën ndaj insulinës që çon në diabet.

    • Paneli i plotë metabolik me lipide
    • Rruazat e gjakut (CBC)
    • DHEA-S
    • Testosteroni
    • Estradiol (E2)
    • Progesteroni
    • Kortizoli
    • Hormoni stimulues i tiroides (TSH)
    • T3
    • Insulina
    • Hemoglobina A1C (HbA1C)

    Baloni Gastrik

    Terapia bariatrike endoskopike mund të jetë një alternativë e dobishme për trajtimin farmakologjik për obezitetin dhe siguron efikasitet më të madh me rreziqe më të ulëta sesa ndërhyrjet kirurgjikale konvencionale. Ndër trajtimet e ndryshme endoskopike për obezitetin, baloni intragastrik mendohet me efikasitet të konsiderueshëm në uljen e peshës trupore.

    Një ose më shumë balonë gastrikë mund të vendosen në stomak duke përdorur proçedura endoskopike nën anestezi të lehtë, në një mjedis ambulator. Balonët gastrikë i lejojnë pacientët të ndiejnë ngopje dhe të reduktojnë sasinë e ushqimit. Baloni gastrik lehtëson ngopjen në mënyrë periferike duke qenë një pengesë për konsumin e ushqimit, duke ulur vëllimin intragastrik dhe duke vonuar zbrazjen gastrike.

    Lipoliza

    Lipoliza me lazer është një trajtim për modelimin e trupit që përdor nxehtësinë nga teknologjia e bazuar në dritë për të shkrirë qelizat dhjamore. Ajo synon kryesisht për të hequr dhjamin trupor që është i vështirë të humbet përmes dietës ose stërvitjes fizike. Mbi të gjitha, lazeri stimulon formimin e kolagjenit në zonë, duke rritur elasticitetin e lëkurës dhe duke nxitur tkurrjen e lëkurës në zonat e trajtuara. Pas një vlerësimi të dimensioneve dhe formës së fryrjes dhjamore të barkut ose të ijeve që do të trajtohet, zona shenjohet për të identifikuar vendin për vendosjen e aplikuesit. Përdoret aplikuesi dhe pacienti ka një ndjesi ftohjeje. Gjatë trajtimit 25-minutësh, pacienti mund të ndjejë ngrohtësi dhe/ose ndjesi shpimi.

    PYETJET E SHPESHTA

    1- Si mund të përgatitem për panelin e hormoneve?

     

    Ky test mund të bëhet esëll, ose 2-6 orë pas ngrënies. Të dyja mënyrat ofrojnë informacion të vlefshëm, megjithëse 2-6 orë pas një vakti ofron një vlerësim më real të gjendjes së gjakut tuaj në jetën e përditshme.

     

    2- Cila është lidhja midis hormoneve dhe peshës?

     

    Hormonet janë lojtarët kryesorë në rregullimin e peshës, metabolizmit, sheqerit në gjak, insulinës dhe kur dhe ku trupi ruan yndyrën. Me plakjen, ndryshimi i hormoneve shkakton simptoma të shumta çrregullimi, duke përfshirë shtimin e pashpjegueshëm të peshës.

     

    3- Cilat janë efektet anësore të balonit gastrik?

     

    Efektet anësore të balonit zakonisht kufizohen në 5 ditët e para pas futjes së tij, ku 3 ditët e para janë më të rëndat. Pas kësaj periudhe, simptomat zhduken plotësisht. Ka 3 grupe të zakonshme simptomash që mund të shfaqen nga baloni gastrik: Dhimbje Barku, Refluks, Të vjella.

     

    4- Cilat janë rezultatet e lipolizës me lazer?

     

    Rezultatet mund të jenë të dallueshme fillimisht në 6 javë dhe janë plotësisht të dukshme pas 3 muajsh.

    Date: