Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Modelimi i Trupit

    Nëse keni kërkuar prej kohësh një mënyrë jo-invazive, të shpejtë dhe të sigurt për të hequr qafe dhjamin dhe për të zvogëluar perimetrin e trupit tuaj, mos kërkoni më tej! Aura sjell zgjidhjen më inovative për këdo, që plotëson të gjitha kriteret tuaja dhe jo vetëm. Falë teknologjisë më të fundit nga CUTERA, trajtimi i modelimit të trupit në Aura është zgjedhja ideale për formën ideale!

    ÇFARË ËSHTË MODELIMI I TRUPIT

    Modelimi i trupit një proçedurë unike për reduktimin e dhjamit që përdor dy lazerë për të eleminuar dhjamin e tepërt të trupit si dhe shtrëngimin e lëkurës në zonat e zgjedhura. Proçedura e modelimit të trupit është një zgjidhje jo-invazive, e sigurt dhe e rehatshme për skalitjen e trupit me efekte afatgjata. Shtrëngimi dhe modelimi i lëkurës mund të bëhet në krahë, bark, të pasme, kofshë dhe gjunjë.

     

    Lazeri përdor nxehtësi të kontrolluar me objektiv dhjamin e fortë që rezulton në vdekjen natyrale të qelizave, duke e lënë lëkurën të padëmtuar. Ndërsa dhjami shpërbëhet, trupi juaj ose e përpunon atë natyrshëm, ose e eliminon. Gjatë të njëjtit trajtim, shtrëngimi i lëkurës me lazer kontrakton fibrat e kolagjenit për të shtrënguar lëkurën tuaj dhe për të rinovuar sipërfaqen. Rezultati është forma juaj ideale në të cilën ndiheni rehat. Efekti sinergjik i rritjes së elasticitetit dhe reduktimit të dhjamit do t’ju ofrojë një formë më të tonifikuar dhe të theksuar në çdo kënd!

    truSculpt iD – Teknologjia më e fundit në modelimin e trupit

    truSculpt iD – teknologjia më e fundit nga CUTERA – çliron nxehtësi në shtresën e dhjamit nën lëkurë duke ruajtur një temperaturë të rehatshme të lëkurës, duke optimizuar efikasitetin klinik dhe duke ruajtur rehatinë e pacientit. truSculpt iD ofron një teknologji inovative RF që jep rezultate të vërtetuara klinikisht për të zgjeruar aktivitetin e modelimit të trupit. Gjithanshmëria e sistemit lejon trajtime të personalizuara për trajtimin e barkut dhe krahëve njëkohësisht, bazuar në nevojën e pacientëve, në një protokoll trajtimi 15-minutësh.

    PYETJET E SHPESHTA

    1- Sa zgjat modelimi i trupit?

    Zakonisht, efekti i trajtimeve të modelimit të trupit zgjat për dy vjet.

    2- Sa kohë duhet për të marrë veten nga proçedura?

    Nuk nevojitet kohë rekuperimi. Mund të rifilloni aktivitetet tuaja të përditshme menjëherë pas trajtimit.

    3- A ka efekte anësore?

    Zona e trajtuar mund të jetë e ngrohtë, e skuqur dhe e enjtur për disa orë, ndoshta edhe për një ditë apo më gjatë.

    4- A është trajtim dobësimi modelimi i trupit?

    Është e rëndësishme të kuptoni se modelimi i trupit s’është zgjidfhje për humbjen në peshë.
    Ky trajtim ka qëllim të dyfishtë të reduktimit të dhjamit dhe të rimodelimit të kolagjenit, që ndihmon në eleminimin e gungave të dukshme dhe të dhjamit të padëshiruar në zona të caktuara.

    Date: