FAQ
1- Kur duhet të bëj ripërtëritje të lëkurës me Lazer?
Duke qenë se lëkura e trajtuar me lazer është shumë e ndjeshme ndaj ekspozimit në diell deri në një vit pas kryerjes së disa trajtimeve, shumë kirurgë kozmetikë këshillojnë që ripërtëritja e lëkurës me lazer të kryhet në muajt e vjeshtës ose dimrit, duke qenë se dita është më e shkurtër dhe shpenzohet më shumë kohë në ambjentet e mbyllura.
2- Sa kohë zgjat proçesi i shërimit pas trajtimit Peeling me Mikro-Lazer?
Proçesi i shërimit zgjat përafërsisht 2 deri në 4 ditë, por është në varësi të pacientit. Sa më e shëndetshme të jëtë lëkura juaj aq më e shkurtër është koha e shërimit. Përgjithësisht, ky trajtim kryhet të premteve dhe ju mund të ktheheni në punë të hënën. Specialisti juaj i kozmetikës do t’ju japë gjithë informacionin e duhur dhe këshillat për një shërim më të shpejtë dhe të rehatshëm.
3- Çfarë mund të pres pas Gjenezës me Lazer?
Rekuperimi pas gjenezës me lazer është shumë i shkurtër dhe ju do mund t’i ktheheni veprimtarive të përditshme menjëherë. Rezultatet më të mira duken zakonisht pas 3-6 trajtimesh, në varësi të gjendjes së lëkurës suaj dhe të problemit që trajtoni. Gjasat janë se do keni nevojë për një seancë mirëmbajtjeje një herë në vit.
4- Sa trajtime Foto-Ripërtëritjeje më duhen për të parë rezultate?
Çdo trajtim do na lejojë të arrijmë qelizat që shkaktojnë pigmentimin (melanocitet) thellë në lëkurë. Teksa trajtimi vazhdon, melanocitet nisin rrugën e tyre drejt sipërfaqes së lëkurës në mënyrë që të shkëputen prej saj. Shumë nga këto qeliza ndodhen më thellë në lëkurë dhe do të kërkojnë trajtime të shumta para se të arrijnë sipërfaqen dhe të shkëputen.
5- Për sa kohë shihen efektet e heqjes së venave me lazer?
Shumë pacientë përjetojnë një përmirësim të menjëhershëm në pamjen e venave pas trajtimit,
përmirësim i cili vazhdon dhe në javët në vijim.
6- Sa zgjasin mbushjet dermale?
Kjo varet nga tipi i mbushësit dermal që po përdorni. Disa mbushës dermalë zgjasin për 6-12 muaj,
ndërsa të tjerë mund të zgjasin deri në 5 vjet. Shumë prej mbushësve dermalë përmbajnë acid hialuronik, një përbërës natyral që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.