Regjistrohuni

Qëndroni të azhornuar

    Shëndeti dhe bukuria juaj ka rëndësi për ne!
    Top

    Mbushjet Dermale

    A e dini se shumë shenja të dukshme të plakjes mund ta kenë origjinën tek humbja e vëllimit? Teksa indet e fytyrës hollohen, linjat rreth hundës dhe gojës thellohen dhe faqet duken pak të futura. Mbushjet e lëkurës mund të zëvendësojnë vëllimin e humbur për të ndihmuar në zbehjen e rrudhave,

    të frynë buzët dhe të arrijnë një pamje më rinore.

    Është një opsion i shkëlqyeshëm trajtimi për ata që duan të eliminojnë shenjat e plakjes, por nuk duan t’i nënshtrohen trajtimeve invazive, si Lifting tradicional i fytyrës. Funksionon duke mbushur zonat e fytyrës që janë të prirura për t’u varur për të rikthyer vëllimin dhe plotësinë e saj natyrale.

    KUSH PËRFITON MË SHUMË?

    Një trajtim i mbushjes dermale është më i dobishëm tek pacientët që kanë shenjat e mëposhtme të plakjes së lëkurës:

    Rrudhat

    Vijëzimet e Imëta

    Shenjat si gropëza

    Rrudhat e mimikës

    SI FUNKSIONON

    Një mbushje dermale funksionon duke ngritur ose fryrë zona të veçanta të fytyrës. Përdoret më së shumti në zonat ku mund të krijohet lëkura e varur, e cila krijon gropëza. Mënyra specifike se si funksionon proçedura varet nga lloji i mbushësve që përdoren. Opsionet ekzistuese përfshijnë:

    • Acid hialuronik
    • Zhvendosje e dhjamit
    • Polimer
    • Hidroksilapatit kalçiumi
    • Kolagjen bovin
    • Rruaza plastike mikroskopike

    Një trajtim mbushës mund të kryhet nga një dermatolog ose një kirurg kozmetik. Pavarësisht se cili material përdoret si agjent mbushës, pjesa më e madhe e proçesit është zakonisht e njëjtë. Pacienti fillimisht merr një anestezi lokale për të mpirë zonën e fytyrës. Pasi anestezia të ketë bërë efekt, kirurgu ose dermatologu injekton mbushësin në zonën e paracaktuar,  nën lëkurë. Gjithsesi, për zhvendosjen e dhjamit, yndyra që do të përdoret si agjent mbushës  merret fillimisht nga një pjesë tjetër e trupit.

    PYETJET E SHPESHTA

    1- Ka nevojë për këshillim para trajtimit?

    Po! Gjatë këshillimit, specialisti do vlerësojë shqetësimin tuaj dhe do shohë historikun tuaj mjekësor. Edhe pse rreziqet e mbushjeve dermale janë minimale, ju duhet të tregoni gjithë historinë tuaj mjekësore para trajtimit, pasi disa alergji, gjendje të lëkurës dhe gjendjet neurologjike ose mjekime mund të vënë në rrezik sigurinë ose rezultatet tuaja.

    2- Për cilën mbushje kam nevojë?

    Çdo produkt është formuluar në mënyrë të veçantë, për të pasur një ndërtim, dendësi dhe thellësi injektimi, që do të thotë se mbushje specifike funksionojnë më mirë në zona të caktuara.
    Specialisti juaj do të përcaktojë se cili produkt është më i miri për ju.

    3- Sa kohë zgjasin rezultatet?

    Varet nga produkti, zona e trajtimit dhe pacienti. Në përgjithësi, sa më i dendur të jetë produkti dhe sa më thellë të injektohet, aq më shumë do të zgjasë. Mbushjet me acidi hialuronik zgjasin zakonisht
    6-18 muaj, mbushjet sintetike zakonisht zgjasin për disa vite kurse injeksionet e dhjamit supozohet të zgjasin përgjithmonë.

    4- Sa zgjat proçedura?

    Secila proçedurë zgjat zakonisht 15 minuta. Gjithsesi, në varësi të rëndësisë së gjendjes dhe përmasave të zonës që do trajtohet, mund të nevojiten seanca të tjera. Nëse është kështu, seancat janë çdo dy javë.

    Date: