Aura Medical Clinic ofron konsultë dermatologjike në Tiranë për shqetësime të lëkurës, flokëve dhe thonjve. Aknet, skuqja, irritimi, njollat dhe rënia e flokëve janë disa nga arsyet për të kërkuar vlerësim nga dermatologu.
Për çfarë mund të kërkoni konsultë
Konsulta mund të lidhet me:
- akne, skuqje ose acarim të lëkurës;
- lëkurë të thatë, të petëzuar ose ndryshime në pigmentim;
- nishane, lytha ose formime të tjera në lëkurë;
- shenja të plakjes dhe dëmtim nga dielli;
- rënie ose dëmtim të flokëve dhe zbokth;
- probleme të thonjve.
Vlerësimi dhe trajtimi
Dermatologu vlerëson shqetësimin dhe diskuton trajtimin që i përshtatet rastit tuaj. Konsulta ndihmon gjithashtu në njohjen e shenjave të lëkurës që mund të kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.
Kush i kryen konsultat dermatologjike
Konsultat dermatologjike në Aura i kryen Dr. Gloria Hoxhallari, mjeke specializante në Dermatologji dhe Venerologji. Gjatë specializimit ka kryer rreth një vit formim klinik në Itali, në Foggia dhe Napoli, ku ka thelluar njohuritë në dermoskopi dhe në diagnozën e hershme të tumoreve të lëkurës. Njihuni me stafin.
Si zhvillohet konsulta
Mjekja pyet për shqetësimin, sa kohë ka që e keni, çfarë keni provuar deri tani dhe cilat barna ose produkte përdorni. Më pas ekzaminon lëkurën, flokët ose thonjtë. Nishanet dhe formimet e tjera të lëkurës mund të shihen me dermoskop, një lente zmadhuese me dritë të veçantë që tregon struktura që nuk duken me sy të lirë. Në fund diskutohet plani: trajtim, kontroll i përsëritur ose ekzaminime të tjera.
Merrni me vete listën e barnave dhe të produkteve që përdorni, si dhe rezultate ose foto të mëparshme, nëse i keni.
Konsulta zgjat rreth 30 minuta dhe kushton nga 3.000 deri në 5.000 lekë.
Nishanet dhe heqja e formimeve të lëkurës
Një nishan i ri, ose një nishan që ndryshon në madhësi, formë ose ngjyrë, duhet kontrolluar. Si ta vëzhgoni lëkurën në shtëpi shpjegohet në artikullin e Dr. Gloria Hoxhallari Nishan i padëmshëm apo shenjë paralajmëruese? Kur mjekja e rekomandon, nishanet, kistet dhe formimet e tjera mund të hiqen në Aura, dhe indi i hequr mund të dërgohet për analizë histopatologjike. Më shumë: heqja e lipomave, kisteve dhe lezioneve të lëkurës.
Aknet, shenjat e tyre dhe rënia e flokëve
Aknet aktive vlerësohen dhe trajtohen fillimisht nga mjeku. Kur mbeten shenja ose pabarazi të teksturës, mund të diskutohen trajtime si peeling-u, microneedling me Dermapen ose lazeri CO2 i fraksionuar. Rënia e flokëve mund të lidhet edhe me tiroiden, hekurin ose hormonet; lexoni artikullin e Dr. Sara Zavalani Rënia e flokëve dhe hormonet.
Kur duhet ndihmë e menjëhershme
Një skuqje që përhapet shpejt me temperaturë, flluska ose plagë në lëkurë dhe në gojë ose në sy, ose ënjtje e fytyrës, e buzëve ose e gjuhës me vështirësi në frymëmarrje, kërkojnë ndihmë mjekësore të menjëhershme. Në këto raste mos prisni për konsultë: drejtohuni te urgjenca.
Rezervoni konsultën
Kontaktoni Aura Medical Clinic për një konsultë dermatologjike. Recepsioni përgjigjet në shqip, anglisht dhe italisht, nga e hëna në të shtunë, ora 08:00–20:00.