Psikologji

Në Klinikën AURA, shërbimi psikologjik ndërthuret me kujdesin mjekësor, duke krijuar një qasje të integruar dhe multidisiplinare për mirëqenien e pacientit. Përmes bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të fushave të ndryshme, synohet të ofrohet mbështetje e plotë profesionale për çdo individ që ka nevojë për konsultim psikologjik, këshillim apo psikoterapi.

Psikologe Klinike Marsjola Domi

Marsjola Domi është psikologe klinike me më shumë se 5 vite përvojë profesionale në fushën e psikologjisë, këshillimit dhe psikoterapisë.

Ajo është e trajnuar në EMDR, BWRT dhe ABA dhe aktualisht është në proces trajnimi në Terapinë Njohëse-Bihejviorale (CBT).

Në praktikën e saj profesionale ofron shërbime psikologjike, këshillim dhe psikoterapi për të rritur, adoleshentë dhe fëmijë, duke ndërtuar një qasje të përshtatur me nevojat individuale të çdo pacienti.

Kërkoni një konsultë