Si zhvillohet trajtimi
Konsulta nis me vlerësimin e fytyrës, historisë shëndetësore dhe procedurave të mëparshme. Më pas përcaktohen produkti, zona dhe rezultati i synuar. Zona përgatitet dhe filler-i aplikohet sipas planit. Në fund jepen udhëzimet për kujdesin dhe kontrollin pasues.
Kush e kryen trajtimin
Trajtimi me filler në Aura kryhet nga Dr. Denada Sherja, mjeke dhe kirurge me formim në kirurgji estetike. Më shumë për mjeken: Stafi ynë.
Para dhe pas filler-it
Para trajtimit duhen raportuar alergjitë, infeksionet aktive, barnat, problemet e gjakderdhjes dhe procedurat e fundit mjekësore, dentare ose estetike. Asnjë bar nuk duhet ndryshuar pa udhëzim profesional.
Pas injektimit mund të ketë ënjtje, skuqje, mavijosje, ndjeshmëri ose kruarje të përkohshme. Pacienti merr udhëzime të shkruara dhe informacion për shenjat që kërkojnë kontakt të menjëhershëm.