Trajtimi i akneve në Tiranë

Aknet janë një nga problemet më të shpeshta të lëkurës, te adoleshentët dhe te të rriturit. Në Aura Medical Clinic në Tiranë, trajtimi nis me vlerësimin e lëkurës dhe vazhdon me një plan individual, që mund të kombinojë trajtime në klinikë me kujdesin e duhur në shtëpi.

Aknet aktive apo shenjat që mbeten

Plani ndryshon nëse shqetësimi kryesor janë aknet aktive (puçrrat, pikat e zeza, inflamacioni) apo shenjat dhe njollat që kanë mbetur pas tyre.

Trajtimet në Aura, sipas vlerësimit

Trajtimi mjekësor i akneve

Aknet aktive, sidomos kur janë të rënda, me nyje ose kiste, mund të kërkojnë trajtim mjekësor. Në Aura, Dr. Gloria Hoxhallari, mjeke specializante në dermatologji, bën vizitën mjekësore dhe, kur nevojitet, përshkruan barna për aknet. Më shumë për dermatologjinë në Aura.

Si zhvillohet trajtimi

Në konsultë vlerësohen lloji i lëkurës, aknet dhe trajtimet e mëparshme. Plani zakonisht përfshin 1 deri në 3 seanca në klinikë, me interval të përcaktuar, si dhe udhëzime për kujdesin në shtëpi dhe një kontroll.

Kush e kryen trajtimin

Vizitën mjekësore e bën Dr. Gloria Hoxhallari, ndërsa trajtimet estetike i kryen Dr. Denada Sherja, sipas planit të përcaktuar pas vlerësimit. Më shumë për ekipin: Stafi ynë.

Kujdesi

Mos i shtrydhni aknet, sepse rritet rreziku i shenjave. Pas peelingut ose lazerit lëkura duhet mbrojtur nga dielli. Raportoni barnat që merrni, veçanërisht barnat për aknet si izotretinoina, sepse mund të ndikojnë në zgjedhjen dhe kohën e trajtimit.

Çmimi

Çmimi varet nga trajtimi i zgjedhur dhe numri i seancave. Aura përgatit një ofertë individuale pas konsultës.

Pyetje të shpeshta

A zhduken aknet pas një seance?

Zakonisht jo. Përmirësimi vjen gradualisht dhe kërkon edhe kujdes në shtëpi.

A janë të njëjta trajtimet për aknet dhe për shenjat?

Jo gjithmonë. Aknet aktive dhe shenjat trajtohen shpesh me metoda të ndryshme.

Kërkoni konsultë

Kontaktoni Aura Medical Clinic për një konsultë për trajtimin e akneve. Recepsioni përgjigjet në shqip, anglisht dhe italisht, nga e hëna në të shtunë, 08:00–20:00.

    Category:
    Date: