Image Alt

Stafi Ynë

Prof. Asoc. Ferit Zavalani

Prof. Asoc. Ferit Zavalani është Pediatër Infeksionist dhe ka ushtruar profesionin e tij fisnik në Shërbimin e Pediatrisë në QSUNT prej vitit 1989 deri në tetor 2022.
Për vite me radhë Pedagog në Fakultetin e Mjekesisë dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombetare,si dhe bashkëautor në artikuj dhe revista të ndryshme.

Prof. Asoc. Ferit Zavalani – Aura Medical Clinic, Tirana
Dr. Sara Zavalani – Aura Medical Clinic, Tirana

Dr. Sara Zavalani

Dr. Sara Zavalani është themeluesja e klinikës Aura, vendit që lidh dashurinë e saj për njerëzit, me pasionin e saj për shëndetin dhe të bukurën.
Është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe e specializuar në Endokrinologji.
Me një eksperiencë si mjeke e përgjithshme në Spitalin Amerikan 1 dhe si pedagoge e brendshme në Unversitetin Europian të Tiranës, aktualisht pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Prof. Dr. Albi Fagu

Shef i shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare, pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tiranë

Një nder të kemi pjesë e stafit të mjekëve të klinikës Aura një personalitet në fushën e kardio-kirurgjisë, Prof. Dr. Albi Fagu.
Me eksperiencë të vyer në Belgjikë prej 2 vitesh, në Uniklinikum Freiburg prej 10 vitesh, Prof. Fagu është këtu për t’ju shërbyer për çdo shqetësim tuaj kardiovaskular.

Në Aura kryen varicektomi, skleroterapi dhe trajtimin me lazer të venave varikoze, si dhe vizita kardiologjike.

Prof. Dr. Albi Fagu – Aura Medical Clinic, Tirana
Dr. Edlir Dume – Aura Medical Clinic, Tirana

Dr. Edlir Dume

Mjek në Fushën e Mjekësisë Dentare | Specialist për ATM dhe Rrugët e Frymëmarrjes

Dr. Edlir Dume është stomatolog me ekspertizë të avancuar në Mjekësinë Dentare të Gjumit, çrregullimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe terapinë e artikulacionit temporomandibular (ATM).

Me mbi 15 vite eksperiencë klinike, përfshirë pothuajse një dekadë pranë The Gelb Center në New York, një qendër e njohur ndërkombëtarisht për Mjekësinë Dentare të Gjumit dhe çrregullimet e ATM-së, Dr. Dume u rikthye në Shqipëri me synimin për të sjellë në Ballkanin Perëndimor diagnostikimin dhe trajtimin modern, të bazuar në evidencë shkencore, të Apnesë Obstruktive të Gjumit (OSA).

Praktika e tij fokusohet në vlerësimin gjithëpërfshirës dhe menaxhimin e çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit, duke përdorur teknologjitë më të avancuara diagnostikuese, stomatologjinë digjitale dhe terapinë precize me aparate orale.

Çdo pacient merr një plan trajtimi të personalizuar, të hartuar në bazë të anatomisë së rrugëve të frymëmarrjes, rezultateve të studimit të gjumit, simptomave dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

Dr. Denada Sherja

Mjeke & Kirurge | Kirurgji Estetike

Dr. Denada Sherja është mjeke dhe kirurge me formim ndërkombëtar në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Università degli Studi di Roma Tor Vergata, Romë.

Ajo ka ndjekur formim të specializuar në Kirurgji Estetike pranë AAFE dhe aktualisht vijon specializimin si mjeke rezidente në Kirurgji të Përgjithshme pranë QSUT “Nënë Tereza”, duke ndërthurur përvojën klinike me një formim të vazhdueshëm kirurgjikal.

Me disa vite eksperiencë në mësimdhënie universitare, Dr. Sherja ka qenë e angazhuar si pedagoge pranë Albanian University, si dhe në aktivitetin profesional pranë Spitalit Amerikan 3.

Qasja e saj profesionale mbështetet në kombinimin e formimit kirurgjikal, përvojës klinike dhe estetikës së matur, me fokus te siguria e pacientit, individualizimi i trajtimit dhe rezultate të harmonizuara me tiparet natyrale.

Dr. Denada Sherja – Aura Medical Clinic, Tirana
Dr. Klevis Thomai – Aura Medical Clinic, Tirana

Dr. Klevis Thomai

Kirurg ORL

është një kirurg ORL i njohur në spitalin tonë, me një përvojë të gjatë dhe njohuri të thellë në fushën e otorinolaringologjisë. Ai ka përfunduar studimet e tij në mjekësi dhe ka mbaruar specializimin në otorinolaringologji me sukses. Dr. Thomai ka një angazhim të thellë për të ofruar një kujdes të personalizuar dhe cilësor për pacientët, duke përdorur teknologji të fundit dhe metodat më të përparuara në praktikën e tij mjekësore.

Prane klinikes sone ai kryen kirurgji te ndryshme sic eshte rinoplastika, otoplastika dhe heqjen e bajameve.

Ai gjithashtu specializohet në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të fushës së veshit, hundës dhe fytit, duke përfshirë sinuzit, çrregullimet e dëgjimit, dhe procedurat kirurgjikale të nevojshme për restaurimin e funksionit të organit të foljes dhe të shqisave të tjerë. Me një qasje të holistikës dhe një përkushtim të vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve, Dr. Thomai ofron një kombinim të shkëlqyer të dijeve shkencore dhe aftësive klinike.

Gjithashtu, ai ka kontribuar në kërkimin shkencor dhe ka përfunduar trajnime të vazhdueshme për të qëndruar në krye të zhvillimeve të fundit në fushën e tij të specializuar. Me një angazhim të palëkundur për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve, Dr. Thomai është një burim i vlerësuar për spitalin tonë dhe për komunitetin e pacientëve të tij.

Dr. Ina Kola

Kirurg Plastik

Dr. Ina Kola është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Specializimin e ka kryer në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Estetike. Pas 11 viteve të shkollimit është trajnuar dhe specializuar në “Aesthetic Medicine & Facial Optimisation” në Salzburg, Austri.
Për t’u njohur me më të rejat e fushës, Dr. Ina ka ndjekur në mënyrë aktive trajnime në klinikat mjekësore të Kirurgjisë Plastike dhe Estetike në SHBA, konkretisht në Beverly Hills, New York, Florida dhe Miami, ku organizimet janë drejtuar nga mjeshtrat e kirurgjisë plastike në rang botëror.
Kola ka qenë pjesëmarrëse në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si ISAPS, SIME, IMCAS, The Aesthetic Meeting, Music City Scale, Annual South Beach Symposium, etj.
Dr. Ina ështe autore dhe bashkautore e 38 publikimeve shkencore në fushën e kirurgjisë plastike dhe dermatologjisë. Ndërkohë, vazhdon të ketë përditësim të vazhdueshëm me zhvillimet e reja mjekësore në fushën e kirurgjisë plastike, mjekësisë estetike dhe trajtimeve me lazer.
Dr. Ina, ka pranuar se arsyeja pse zgjodhi të specializohet në Kirurgji Plastike qëndron te precizioni dhe vëmendja që kërkojnë procedura të tilla mjekësore në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së kujtdo.
Me punën dhe përkushtimin e Dr. Kola synohet që përmes korigjimeve anatomike dhe estetike të arrihet transformimi drejt së bukurës, hap pas hapi, duke respektuar gjithmonë atë që natyra ka krijuar, për të pasur një rezultat harmonik.

Dr. Ina Kola – Aura Medical Clinic, Tirana
Dr. Giulio Gherardini – Aura Medical Clinic, Tirana

Dr. Giulio Gherardini

Kirurg Estetik

Dr. Giulio Gherardini është kirurg plastik italian me mbi tre dekada përvojë. Është diplomuar në Mjekësi në Universitetin Katolik të Romës (1988) dhe është specializuar në Kirurgji Plastike në Universitetin Tor Vergata të Romës dhe në Spitalin Karolinska në Stokholm, ku ka marrë edhe doktoraturën (PhD, 1998).

Ka kryer specializime të mëtejshme (fellowship) në kirurgji estetike në New York University, në mikrokirurgji rikonstruktive në MD Anderson Cancer Center dhe në kirurgji plastike pediatrike në Houston. Ka drejtuar departamentin e kirurgjisë plastike të National Centre for Cosmetic Surgery në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar (1998–2002).

Fushat kryesore të tij janë kirurgjia e gjirit dhe e fytyrës. Është anëtar i SICPRE, ISAPS dhe ESPRAS.

Dr. Gloria Hoxhallari

Mjeke specializante në Dermatologji dhe Venerologji

Dr. Gloria Hoxhallari është mjeke në vitin e katërt të specializimit në Dermatologji dhe Venerologji, me interes të veçantë për dermatologjinë klinike, onkodermatologjinë, kirurgjinë dermatologjike dhe mjekësinë estetike.

Gjatë specializimit ka kryer rreth një vit formim klinik dhe profesional në Itali, pranë Policlinico Universitario di Foggia dhe Università degli Studi della Campania “Luigi Vanvitelli” në Napoli, nën drejtimin e Prof. Giuseppe Argenziano.

Kjo përvojë ndërkombëtare i ka thelluar njohuritë në dermoskopi, diagnozën e hershme të tumoreve të lëkurës, onkodermatologji, dermatopatologji dhe kirurgji dermatologjike, duke ndërthurur qasjen klinike me metodat moderne diagnostike.

Në kirurgjinë dermatologjike ka përvojë në vlerësimin dhe trajtimin kirurgjikal të lezioneve të lëkurës, përfshirë kistet, lipomat dhe tumoret beninje e malinje të lëkurës.

Interesi i saj profesional përfshin edhe dermatologjinë estetike dhe trajtimet e mjekësisë estetike, me fokus te procedurat minimalisht invazive, si trajtimet me toksinë botulinike (Botox), filler-at dermalë dhe teknologjitë lazer.

Qasja e saj bazohet në ndërthurjen e kompetencës klinike, përditësimit të vazhdueshëm shkencor dhe vëmendjes ndaj nevojave të çdo pacienti, me synimin për të nxitur shëndetin, parandalimin dhe mirëqenien e lëkurës.

Dr. Gloria Hoxhallari – Aura Medical Clinic, Tirana
You don't have permission to register

Reset Password