Top

Gjinekologjia

Shëndeti i grave nga puberteti deri në moshën madhore përfaqëson pjesën më të madhe të kujdesit riprodhues që do të merrni gjatë jetës. Diagnoza, trajtimi, kontrollimi dhe parandalimi i rrethanave mjekësore që lidhen me aparatin riprodhues, do të sigurohen nga eksperti më i kualifikuar në këtë fushë. Ne u ofrojmë grave të gjithë ndihmën e nevojshme kur kanë të bëjnë me:

  • Problemet që lidhen me shtatzaninë, fertilitetin, menstruacionet dhe menopauzën
  • Planifikimet familjare duke përfshirë kontraceptivët, sterilizimin dhe ndërprerjen e shtatzanisë
  • Problemet me indet që mbështesin organet e pelvit, përfshirë muskujt dhe ligamentet
  • SST
  • Inkontinenca urinare
  • Formacionet beninje të aparatit riprodhues, si për shembull kistet e vezores, fibroidet, çrregullimet e gjirit, ulçerat vulvare dhe vaginale, dhe të tjera ndryshime jo kancerogjene
  • Formacionet premalinje, si hiperplasia endometriale dhe ajo cervikale kancerë të aparatit riprodhues dhe gjinjve, dhe tumoret e lidhura me shtatzaninë
  • Anormali të lindura të aparatit riprodhues femëror
  • kujdesi i urgjencës që lidhet me gjinekologjinë
  • endometriozi, një sëmundje kronike që prek aparatin riprodhues
  • sëmundjet inflamatore të pelvit, përshirë absesin
  • seksualiteti, përfshirë problemet shëndetësore që lidhen me marrëdhëniet biseksuale ose me seksin e njëjtë
  • disfunksioni seksual